“Bëj siç bëra unë”, Kejn merr këshilla për të ardhmen nga ish-lojtari i Totenhem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 21:17

“Bëj siç bëra unë”, Kejn merr këshilla për të ardhmen nga ish-lojtari i Totenhem

Harri Kejn duket se po kalon sezonin e tij të fundit tek Totenham dhe spekullimet për ekipin e tij të ri janë të shumta. Por ish-lojtari, Tedi Sheringham e këshillon sulmuesin e londinezëve që të ndjekë hapat e tij duke e lënë ekipin aktual dhe për tu transferuar tek Mançester Junajtid.

kejn

Sheringham në vitin 1997 la Totenhamin për t’u bashkuar me Mançester Junajtid, nj lëvizje kjo të cilën ia këshillon dhe anglezit që ta bëjë këtë verë. “Kejn këtë verë do të gjejë një ekip të ri dhe ajo që duhet të ketë parasysh është fitimi i trofeve. Unë do ia jepja një këshillë që të bënte lëvizjen që bëra unë”, tha ish-qendërsulmuesi i Junajtid.

000e5700-1600

Tedi ka të drejtë kur flet për fitimin e trofeve pasi, kur kaloi tek Junajtid ai fitoi 3 tituj kampion dhe 1 Champions. Ai gjithashtu në sezonin 1992-93 u shpall dhe golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 22 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"