Batha nuk luan, probleme edhe për Kriviçiç/ Ja situata te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 22:20

Batha nuk luan, probleme edhe për Kriviçiç/ Ja situata te Flamurtari

Flamurtari e nis me mungesa. E para ndeshje për 2024-ën, e gjen skuadrën me deficite në organikë. Dritan Resuli nuk do të ketë dy lojtarë të rëndësishëm kundër Apolonisë, ndeshje që do ta luajnë nesër në transfertë.

Flamurtari

Dy dëmtime të befasishme të ndodhura së fundmi. Të dyja janë në mesfushë. Idriz Batha dhe Marko Kriviçiç kanë probleme me pulpën. Dëmtimi me sa duket është i lehtë, por stafi teknik nuk kërkon që të rrezikojë ndaj do t’i lërë pushim për të shtunën. Sot skuadra pritet që të zhvillojë seancën e fundit, ku do të fiksohet edhe formacioni për javën e 17-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"