Batha dhe Imami “kryqëzohen” në rrugë, mbrojtësi shpall “divorcin” dhe largohet nga Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2023 | 18:02

Batha dhe Imami “kryqëzohen” në rrugë, mbrojtësi shpall “divorcin” dhe largohet nga Flamurtari

Idriz Batha dhe Eni Imami kanë ecur në drejtime të kundërta gjatë ditës së sotme. Mesfushori është kthyer në Vlorë për të veshur fanellën kuqezi pas katër vitesh, ndërsa mbrojtësi kryeqytetas i ka dhënë lamtumirën Flamurtarit.

imamiii

Batha është prezantuar sot në Vlorë si përforcimi i parë i merkatos së dimrit, ndërsa Eni Imami përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpallur “divorcin” me klubin vlonjat.

“Na sot nuk jam më pjesë e ekipit të Flamurtarit. Faleminderit për këto 6 muaj. Good luck ”. Ky është mesazhi i lamtumirës së mbrojtësit Eni Imami pas vendimit për t’u larguar nga radhët e Flamurtarit.

imam111jpg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"