“Basti i Juventusit për sulmin e së ardhmes”, gazeta italiane shkruan artikull për Xhiakomo Vrionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2021 | 15:20

“Basti i Juventusit për sulmin e së ardhmes”, gazeta italiane shkruan artikull për Xhiakomo Vrionin

Gazeta e njohur italiane “Serie B News” i ka kushtuar një artikull sulmuesit shqiptar që luan me Juventusi, Xhiakomo Vrioni.

vrioni

Gazeta e nis shkrimin e saj me një profil të përgjithshëm të Vrionit duke vënë në pah karakteristikat e tij fizike. 1.88 m dhe sulmues me nuhatje goli, por jo vetëm, Vrioni është i aftë të ndihmojë dhe në organizimin e lojës.

Shumë e krahasojnë me sulmuesin italian Manolo Gabiandini. 22 vjeçari bëri debutimin me ekipin e parë të Juvenutsit vitin e kaluar në 1 gusht 2020. Vrioni u aktivizua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Romës, ndeshje ku bardhezinjtë u mposhtën me rezultatin  3-1. Në tetor të vitit të kaluar Pirlo e aktivizoi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Veronës për kampionat.

Aktualisht luan për skuadrën e 23 vjeçarëve të Juves duke shënuar 10 gola në 35 paraqitje. Vrinoi shpërtheu me fanellën e të rinjve të Sampdorias dy sezone më parë duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë 6 asist në 50 paraqitje. Një e ardhme e ndritur e pret sulmuesin shqiptar Xhiakomo Vrioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"