BASKETBOLL/ Vlerësimet MVP, Bernarda Rreshpja dhe Grazhdani më të mirët e javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2023 | 17:27

BASKETBOLL/ Vlerësimet MVP, Bernarda Rreshpja dhe Grazhdani më të mirët e javës

Duke iu referuar statistikave, Federata Shqiptare e Basketbollit ka shpallur lojtarët MVP dhe formacionet më të mira të javës në kampionatet kombëtare. Në radhët e vajzave, u zhvilluan takimet e javës së nëntë, ndërsa vijon të spikasë Bernarda Rreshpja e Vllaznisë.

BASKET

Basketbollistja kuqeblu shënoi edhe një herë rendimentin më të lartë, duke bërë paraqitje fantastike ndaj Barletit, për të merituar vlerësimin MVP. Rreshpja regjistroi 41 pikë, 19 kërcime dhe 7 asistime në fitoren e thellë 106- 40 të Vllaznisë ndaj skuadrës modeste universitare, duke fiksuar indeksin 50.

Ndërkohë formacioni më i mirë plotësohet më pas nga Anisa Bokrina sërish nga Vllaznia (19 pikë, 2 kërcime, 10 asistime, indeksi 31), Morina Bojka e Tiranës (25 pikë, 13 kërcime, 5 asistime, indeksi 28), Alexus Davis e Teutës (12 pikë, 20 kërcime, indeksi 28) dhe Asia Henderson e Flamurtari (26 pikë, 12 kërcime, indeksi 26). Për sa i përket kampionatit të meshkuj, MVP i javës së dhjetë u shpall Vinsent Grazhdani i Besëlidhjes, i cili shkëlqyen në triumfin 136- 62 që lezhjanët arritën ndaj Skënderbeut të vendit të fundit.

BAS

35 pikë, 19 kërcime, 2 asistime dhe indeks 49 për Grazhdanin, i cili ka treguar një formë mjaft të mirë në javët e fundit. Ndërkohë top-5 plotësohet me radhë nga Dominique Keyes i Kamzës (28 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, indeksi 38), Jamarcus Jones i Apolonisë (25 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, indeksi 38), Gerard Davis i Tiranës (28 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, indeksi 35) dhe Ajet Cahani nga Kamza (20 pikë, 11 kërcime, 10 asistime, indeksi 34).

TOP-5

FEMRA

BERNARDA RRESHPJA (Vllaznia) MVP (41 pikë, 19 kërcime, 7 asistime, indeksi 50)

ANISA BOKRINA (Vllaznia) (19 pikë, 2 kërcime, 10 asistime, indeksi 31)

MORINA BOJKA (Tirana) (25 pikë, 13 kërcime, 5 asistime, indeksi 28)

ALEXUS DAVIS (Teuta) (12 pikë, 20 kërcime, indeksi 28)

ASIA HENDERSON (Flamurtari) (26 pikë, 12 kërcime, indeksi 26)

MESHKUJ

VINSENT GRAZHDANI (Besëlidhja) MVP (35 pikë, 19 kërcime, 2 asistime, indeksi 49)

DOMINIQUE KEYES (Kamza) (28 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, indeksi 38)

JAMARCUS JONES (Apolonia) (25 pikë, 15 kërcime, 2 asistime, indeksi 38)

GERARD DAVIS (Tirana) (28 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, indeksi 35)

AJET CAHANI (Kamza) (20 pikë, 11 kërcime, 10 asistime, indeksi 34)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"