BASKETBOLL/ Humbja ndaj Tiranës, flet trajneri i Besëlidhjes: Gabuam shumë në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 27, 2023 | 15:31

BASKETBOLL/ Humbja ndaj Tiranës, flet trajneri i Besëlidhjes: Gabuam shumë në sulm

Afrim Bilali, trajneri i Besëlidhjes, deklaroi pas ndeshjes ndaj Tiranës se skuadrës së tij nuk i funksionoi mirë sulmi dhe se gabimet e shumta rezultuan decizive në rezultatin përfundimtar të takimit.

afrim-Bilali

“Ka qenë një ndeshje e bukur, ku lojtarët tanë u treguan mjaft aktivë në fraksionin e parë, por më pas shumë herë kemi gabuar. Sot skuadra vuajti presionin e finales. Nuk na funksionoi mirë sulmi, le të themi që nuk ishim në ditë të mirë. Megjithatë ka qenë edhe mbrojtja e Tiranës që ishte më e hekurt. Mund të them se sot fitoi basketbolli, me gjithë këtë atmosferë. Ne dëshironin ta mbyllnim që këtu, por nuk qe e mundur, sepse gabuam shumë edhe në goditjet në tabelë. Sigurisht kjo nuk do të thotë se Besëlidhja do të heqë dorë nga titulli, pasi kemi pësuar vetëm humbjen e parë. Përkundrazi, kemi besim të plotë se ky trofe do t’i takojë Besëlidhjes dhe se do të mundohemi që në finalen e së dielës të shpallemi kampionë”, deklaroi trajneri Bilali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"