Bashkëshortja e Uejn Runit flet për problemet martesore dhe zbulon se si u ndanë kohë më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 23:30

Bashkëshortja e Uejn Runit flet për problemet martesore dhe zbulon se si u ndanë kohë më parë

Ish-futbollisti legjendar britanik Uejn Runi nuk ka qenë aq legjendar në jetën private. Ai është përfshirë disa herë në skandale duke tradhtuar bashkëshorten e tij Kolin Runi dhe duke u shoqëruar me vajza të tjera. 

Kolin ka pranuar së fundmi se martesa e tyre pësoi një krizë pasi Wayne u kap duke drejtuar makinën i dehur i shoqëruar me një vajzë. 35-vjeçarja zbuloi se “nuk ishte e sigurt nëse ata do të ktheheshin bashkë” duke shtuar se kanë kaluar kohë të ndarë. Deklaratat e Kolin erdhën gjatë dëshmisë së saj të parë në gjyqin kundër Rebeka Vardi. Ajo tregoi se si ishte në një situatë të vështirë pasi Uejn u arrestua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Menaxheri i ‘Derby’ ishte duke çuar Laura Simpson në shtëpi me një  VW Beetle kur policët e arrestuan në vitin 2017 ndërsa Kolin ishte shtatzënë.  Kjo e fundit e cilësoi sjelljen e tij si “të pandeshme” teksa foli për martesën e tyre 14-vjeçare duke u shprehur: “Nuk e dija se si do të funksiononte martesa ime. Nuk e dija se çfarë po ndodhte në atë marrëdhënie, kështu që ramë dakord t’i rregullonim gjërat. Nuk isha e vendosur për këtë. Në këtë kohë kishte spekulime se isha kthyer në shtëpi pasi po kaloja shumë kohë në shtëpinë e prindërve të mi. Po përpiqeshim të rregullonim marrëdhënien dhe të shihnim se ku po çalonin gjërat. Por unë nuk doja që publiku ta dinte këtë. Nuk doja që ata ta dinin se ishim ndarë dhe po ktheheshim bashkë.”

Ajo gjithashtu zbuloi se është përpjekur tre herë “kot” për të zgjidhur çështjen shumë milionëshe përpara se të dilte në gjyq. Kolin u shpreh: “Unë kam heshtur… nuk dua të jem këtu… është zonja Vardi ajo që më ka sjellë këtu”.

Kolin, 35 vjeç, dhe Wayne, 36 vjeç, të cilët filluan të takoheshin në moshën 16 vjeçare, janë martuar që nga viti 2008 dhe së bashku kanë katër djem – Kai, Klay, Kit dhe Cass. Në një intervistë në shkurt ish-futbollisti pranoi se kishte bërë gabime në të shkuarën në martesën e tij.

Si përfunduan dy bashkëshortet e futbollistëve (Xhimi Vardi dhe Uejn Runei) në gjyq?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"