Bare i pakalueshëm, statistikat e bëjnë… “bishë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 14:55

Bare i pakalueshëm, statistikat e bëjnë… “bishë”

Në barazimin 1-1 që Malaga mori në transfertë me Kadizin, Keidi Bare ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij. Loja e ashpër dhe një karton i verdhë, bënë që shqiptari të zëvendësohej në të 74-ën për të shmangur të kuqin, mirëpo statistikat e bëjnë mesfushorin fierak një “bishë”.

Bare2

“9.9 kilometra të përshkuara prej tij në 74 minuta lojë. Asnjëherë i dribluar nga kundërshtarët, i saktë në 50 nga 58 pasimet që ka tentuar, fiton pesë nga 7 duelet, nuk humb asnjë top si dhe i jep shpejtësinë dhe dinamikën e duhur lojës sulmuese”, janë të dhënat për paraqitjen e mesfushorit kuqezi. Për fat të keq, një nga faullet që shkaktoi, u shndërrua në gol nga kundërshtari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"