Barazuan ndaj Partizanit, flet trajneri i Kastriotit: Prisja më shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2022 | 16:02

Barazuan ndaj Partizanit, flet trajneri i Kastriotit: Prisja më shumë…

Pas barazimit 0-0 ndaj Partizanit, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, i cili ka analizuar këtë ndeshje ndaj të kuqve:

cela

“Pres nga ekipi im që çdo ndeshje të përmirësohemi. Që të paraqitemi mirë. Prisja më shumë, sidomos në pjesën e parë. U kërkova gjatë pushimit lojtarëve që të kishin guxim dhe kurajo.

Në minutat e fundit gjithçka ndodhi nga presioni i pikëve. Mendoj se ne kemi më shumë cilësi se ekipet e mbijetesës. E rëndësishme është që ne të punojmë dhe të përmirësohemi çdo ndeshje.

Për arbitrin nuk do të flas kurrë dhe jam munduar ta mbaj veten që të mos flas, pavarësisht se arbitri e mbajti mirë sot.”, përfundoi Emiljano Çela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"