Barazimi u përjetua si humbje”, Peposhi: Treguam se mund të mposhtim gjithkënd, ja çfarë më kërkon trajneri Martini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 20:07

Barazimi u përjetua si humbje”, Peposhi: Treguam se mund të mposhtim gjithkënd, ja çfarë më kërkon trajneri Martini

Ergys Peposhi shënoi një gol të bukur në pjesën e parë, por që Teuta nuk arriti ta administronte në maksimum vlerën e golit të kuksianit. Në prononcimin e dhënë pas barazimit 1-1 me Partizanin, Peposhi pohoi se Teuta ia kishte bërë hyzmetin trepikëshit, por futbolli pranon çdo rezultat në fund.

bandicam 2023-12-07 19-27-54-792

Në intervistën e dhënë për “MCN” Peposhi foli për takimin, rolin e ri në ekip, si dhe për sfidën e radhës në kampionat me Egnatian. Ja prononcimi i golashënuesit të Teutës:

“Nga mënyra si shkoj loja, barazimi me Partizanin u përjetua si humbje. Por ne do të vazhdojmë përpara, kishim një ndeshje më shumë se të tjetërt. Donim ta fitonim, ia bëmë hyzmetin për trepikëshin. Edhe mund ta meritonim, por ky është futbolli.

Roli i ri

Jam sulmues krahu, por profesori luan me skemën 3-5-2 dhe jam mundur të përshtatem dhe ta bëj më së miri. Besoj se deri-diku ia kam arritur. Profesori kërkon që të kap zonat boshe dhe gjithë ndeshjes mundohem ti kap ato.

Kalendar ferri

Sot e treguam se mund të mundim gjithkënd. Sot besoj në pjesën e parë dhe deri në minutën e 80-të treguam se kemi kualitet në ekip deh mund të përballojmë çdo kundërshtar.

Me Egnatian e kemi në fushën tonë dhe do të futemi për tri pikët. Të dënuar për të fituar? Ne do të futemi në fushë për të bërë maksimumin. Shpresoj që të arrijmë fitoren, besojmë te njëri-tjetri. Shpresoj të kemi edhe fatin në ndeshjen e radhës dhe ta kthejmë situatën në favorin tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"