Barazimi në shtëpi, tifozët e Shkumbinit dhunojnë mesfushorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2018 | 8:15

Barazimi në shtëpi, tifozët e Shkumbinit dhunojnë mesfushorin

Skuadra e Shkumbinit nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në sfidën e djeshme përballë Albpetrolit. Vendësit, megjithëse kanë zhvilluar një volum të lartë loje, nuk kanë arritur të konkretizojnë duke hedhur një hap fals, ndërsa e shohin veten në vendin e tretë, pasi dy rivalët, Maliqi dhe Devolli, i kanë fituar takimet e tyre.

44416407_10156655384058497_4793140252015329280_n

Nga ana tjetër, ekipi mik ka ditur të mbrohet mirë duke ia arritur qëllimit për të dalë me një pikë nga stadiumi i Peqinit. Ndeshja ka nisur vrullshëm me vendësit që kërkojnë golin që në minutat e para, por skuadra e Albpetrolit mbrohet me forca të shumta. Në disa tentativa, të besuarit e Banos i afrohen golit me anë të Xhyrës dhe Llucës, por pa rezultat.

Pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. Në fraksionin e dytë peqinasit shtojnë presionin në portën e Babës, por nga nxitimi nuk arrijnë të realizojnë golin e shumëpritur. Vetëm barazim pa gola dhe Shkumbini hedh një hap të gabuar, duke iu larguar kreut me dy pikë.

47571684_320592822116178_4774411183832694784_n

DENONCIMI

Ndërkaq, fundi ka qenë i tensionuar, pasi vendësit nuk e kanë kapërdirë faktin që nuk kanë arritur të fitojnë. Skuadra patosarake ka denoncuar se disa tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur me grushte lojtarin e tyre, mesfushorin Markelo Nastro. Grushtet i kanë shkaktuar hematomë poshtë syrit dhe dëmtime në kraharor.

48064182_320592782116182_7267596633523617792_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"