Bar special 400 mijë euro, fasada, dhomat dhe stolat. “Arena Kombëtare” në fazën finale, ja pamjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2019 | 21:23

Bar special 400 mijë euro, fasada, dhomat dhe stolat. “Arena Kombëtare” në fazën finale, ja pamjet

Stadiumi i ri kombëtar është futur në fazën e fundit të punimeve. Teksa konstruksioni metalik apo pjesa e betonit ka përfunduar, tani është koha e montimit të mjeteve që do të jenë në shërbim të skuadrave apo edhe tifozëve.

Fasada2

Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ka publikuar dje në rrjetin social foto nga punimet e jashtme dhe të brendshme në stadiumin e ri kombëtar, periudha për përfundimin e të cilit nga drejtuesit e institucionit të futbollit është deklaruar muaji shtator.

PUNIMET

Fasada e stadiumit është futur në fazën finale teksa ka mbetur fare pak për ta mbështjellë impiantin me dizenjon e vendosur që në projektim. Ndërkohë, me të njëjtin ritëm është edhe pjesa e punimeve në pjesën sportive.

Fasada Arena Kombetare

Prej ditësh ka nisur vendosja e stolave, ku 22000 të tillë pritet të skuqin shkallët e impiantit modern në Tiranë. Jo vetëm kaq, por edhe pjesa e montimeve në pjesën e dhomave të zhveshjes po ecën me ritme të shpejta.

Stolat

Është drejt përfundimit faza e lyerjes së ambienteve të brendshme, ndërkohë që po bëhet nga dita në ditë kompletimi i dhomave të zhveshjeve dhe tualeteve. Gjithashtu, punimet me lyerjen apo edhe me montimin e pjesës elektrike kanë vijuar me ritëm edhe në katet e sipërme të tribunave.

dfdfd

BARI

Prej disa ditësh është bërë edhe nivelimi dhe drenazhimi i pjesës së fushës. Ndërkohë, nga sa mëson gazeta pranë institucionit të futbollit në vend, rreth mesit të muajit korrik pritet të startojë mbjellja e barit.

arena kombetareeee

Këtë herë, ndryshe nga Elbasani dhe Shkodra, do të jetë një model i veçantë bari. Me një kosto që shkon deri në 30% më e lartë, stadiumi kombëtar në kryeqytet do të ketë një bar që nuk shoqërohet me pjesën e dheut, siç ka ndodhur në “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”. “Panorama Sport” mëson se kostoja e përgjithshme për “tapetin e blertë” do të jetë rreth 400 000 euro.

AFATI

FSHF pati premtuar fillimisht se do të ishte qershori periudha e fundit e ndërtimit të stadiumit, por u pranua se kishte pasur gabim në përllogaritje, duke caktuar shtatorin si afat përfundimtar. Megjithatë, problem mund të bëhet edhe sheshi përpara stadiumit, punimet e të cilit nuk janë në nivelin e kërkuar.

Dhomat

KRYEMINISTRI

I pranishëm dje në ambientet e stadiumit për të vëzhguar nga afër ecurinë e punimeve, ka qenë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë është rikthyer në një kohë të shkurtër në impiant, teksa pak muaj më parë bëri një tjetër inspektim.

kryeministri rama arena kombetare

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"