Balotazh në mesfushë te Teuta, Kaleziç pritet tiullar me Vllazninë. Ja si mund të rreshohen dy ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2021 | 12:59

Balotazh në mesfushë te Teuta, Kaleziç pritet tiullar me Vllazninë. Ja si mund të rreshohen dy ekipet

Teuta  ka mbyllur pasditen e së martës përgatitjet për ndeshjen e javës së 22-të Kategorisë Superiore ndaj Vllaznisë, që do të luhet sot në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ekipi ka zhvilluar një seancë të karakterit taktik, ku stafi ka provuar edhe formacionin që do të zbresë në fushë. Atmosfera në skuadrën durrsake është shumë e mirë dhe optimizmi për një fitore mbetet i madh.

NIKO DOVANA

Trajneri Martini nuk do të ketë në dispozicion vetëm mesfushorin Erando Karabeci, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Me grupin është rikthyer sulmuesi Sebino Plaku, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm. Sa i përket formacionit, e vetmja lëvizje do të jetë në mesfushë, aty ku Avdyli dhe Daja janë në balotazh për një vend. Duket se kosovari është më i avantazhuar për të luajtur nga minuta e parë ndaj Vllaznisë.

vllazni

Tomas Brdariç pritet të hedhë sot në fushë që nga minuta e parë mesfushorin malazez, Millosh Kaleziç. Në stërvitjen e fundit ai është provuar në formacion, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me qendërmbrojtësin Dajan Shehi dhe lojtarin nga Togo, Elom Nya-Vexhi. Ky i fundit bëri një performancë të mirë ndaj Tiranës, por është në balotazh me Da Silvën për një vend në krahun e majtë të mesfushës.

Pritet që Vllaznia të luajë kundër Teutës me skemën 4-1-4-1, duke pasur një mesfushë të ngjeshur. Në mbrojtje do të jenë Gurishta, Adili, Shehi dhe Imami, ndërsa në mesin e fushës Krymi, Kaleziç, Jonuzi, Imeri dhe Da Silva ose Vexhi. Në stol mbeten Arsid Kruja dhe Ardit Hoxhaj, pasi do të luhet me vetëm një sulmues, pikërisht Dilaver.

teut

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"