Ballkani ndalet nga Vushtrria, Feronikeli mund Dukagjinin. Ja rezultatet në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 15:00

Ballkani ndalet nga Vushtrria, Feronikeli mund Dukagjinin. Ja rezultatet në kampionatin kosovar

Kanë përfunduar tre sfidat e fundit të javës së 17-të, në kampionatin kosovar, aty ku bie në sy humbja e Ballkanit në transfertë nga Vushtrria.

jjj

Ekipi kryesues kishte mundësinë, sot të shkëputej edhe më shumë nga Gjilani, por nuk e ka arritur dot këtë gjë. Vushtrria e ka ndalur Ballkanin, duke e fituar 1-0, me golin e shënuar nga Shala me penallti në minutën e 33-të.

Feronikeli nga ana tjetër ka mundur me rezultatin 4-2 Dukagjinin, në një sfidë me gola dhe emocione. Neziraj dhe Dabiqaj kaluan në epërsinë e dy golave vendasit, por Dukagjini barazoi me anë të Dushit dhe Milicajt. Por në pjesën e dytë Feronikeli shënoi edhe dy gola të tjerë që vulosën sfidën.

Së fundmi Drenica është mundur në shtëpi nga Ferizaj, me rezultatin 0-2. Autori i golave për miqtë ishte Qerkini.

Rezultatet e sotme:

Drenica-Ferizaj 0-2

Feronikeli-Dukagjini 4-2

Vushtrria-Ballkani 1-0

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"