Ballkani mundet në finalen e Superkupës, trajneri Daja: Kishim mungesa në sulm dhe të ngarkuar fizikisht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 14:58

Ballkani mundet në finalen e Superkupës, trajneri Daja: Kishim mungesa në sulm dhe të ngarkuar fizikisht

Ballkani e mbylli me luhatje të mëdha vitin e shkuar, por arriti të ruajë kryesimin në Superligën e Kosovës me 6 pikë para Llapit dh Dritës. Por edhe fillimi i Vit të Ri ka nisur keq për skuadrën e trajnerit Ilir Daja, pasi kanë dështuar në finalen e Superkupës së Kosovës ndaj  Prishtinës.

ILIR DAJA

Kjo finale u zhvillua bë Antalia, ku të dy ekipet po kryejnë fazën përgatitore dhe në fund fitues doli Prishtina e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo.  Pas ndeshjes trajneri Ilir Daja ka deklaruar se mungesat në fazën e sulmit dhe ngarkesa e madhe nga ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit, kanë bërë që Ballkani të mos jetë në formën më të mirë në finalen e Superkupës.

“Sigurisht që nuk jemi në gjendjen më të mirë fizike, kjo edhe për shkak të ngarkesave. Kemi pasur periudhë shkëputjeje, sepse kishim nevojë për pushim, si në aspektin psikik ashtu edhe në atë fizik. Jemi në kulmin e ngarkesës. Në pjesën e parë, mesfushorët dhe mbrojtësit dorëzuan topa, diçka që nuk na ndodh zakonisht. Gripshi e Hamidi munguan për kohë të gjatë dhe nuk janë në formën më të mirë fizike.

Na mungoi edhe Kryeziu dhe nuk kishim shumë zgjidhje në sulm. Por ne duhet të punojmë për ta kapur ritmin që të jemi gati për kampionat”, deklaroi Daja për “ArtMotion” pas disfatës nga Prishtina në Superkupën e Kosovës në futboll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"