Balak tall Italinë: Kështu triumfon Gjermania… Tifozët i sulen në rrjete sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 17:17

Balak tall Italinë: Kështu triumfon Gjermania… Tifozët i sulen në rrjete sociale

Të gjithë tifozët e fut bollit kanë mbetur të shokuar ditën e hënë pas sfidës mes kombëtares italiane dhe asaj suedeze, e cila solli edhe skualifikimin e bluve nga Kupa e Botës, e cila do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm në Rusi. Ky eliminim nga Botërori kishte rreth 60 vite që nuk i kishte ndodhur kombëtares italiane, ku në fund të përballjes me kombëtaren suedeze, ka ardhur edhe largimi nga kombëtarja e portierit legjendar, Xhanluixhi Bufon, i cili ka përlotur qindra mijëra tifozë e dashamirës të futbollit.

balak

Mirëpo, teksa disa janë përlotur, ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Mikael Balak, ka ironizuar me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”: “Lutuni për Italinë!”. Disa momente më pas, ish-kampioni i botës ka vazhduar të ironizojë ku ka shkruar: “Gjermania kampione bote?!”, duke dashur të tregojë se kombëtarja gjermane e ka në dorë Kupën e Botës pas eliminimit të italianëve, sipas të cilit janë një skuadër, e cila i sjell ters gjermanëve në këtë kompeticion.

Menjëherë pas këtyre postimeve, ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Mikael Balak, ka marrë mjaft përgjigje nga fansat e skuadrës italiane, të cilët i kanë kujtuar atij edhe humbjen në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për vitin 2006, në të cilën kombëtarja italiane ka eliminuar gjermanët falë dy golave të Fabio Grosos dhe Alesandro Del Piero-s me rezultatin 2-0 duke i siguruar kualifikimin Italisë, biletën për në finale, në të cilën kombëtarja e udhëhequr nga trajneri Marselo Lipi arriti të mposhtë edhe kombëtaren franceze falë penalltive pas përfundimit të kohës zyrtare me rezultatin 1-1 duke u shpallur Kampion Bote. Pas reagimeve të tifozëve ndaj ironisë së ish-kapitenit të kombëtares gjermane, Mikael Balak, ky i fundit i ka fshirë postimet e tij nga rrjeti social “Twitter”.

Përgatiti: ANTON LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"