Bajerni rrezikon të humbasë yllin, Hënes apel Alabasë: Ne të dhuruam Champions-in…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 13:29

Bajerni rrezikon të humbasë yllin, Hënes apel Alabasë: Ne të dhuruam Champions-in…

Kontrata e David Alabas me Bajernin e Mynihut skadon në verën e 2021-shit. Austriaku vazhdon të jetë ende në udhëkryq për sa i përket të ardhmes së tij në Mynih. Ish-presidenti bavarez, Uli Hënes, ka folur për herë të parë në lidhje me qëndrimin e mbrojtësit në Mynih.
208798
“Pas finales së luajtur në Lisbonë ndaj Parisit i thashë: ‘Ke dashur gjithmonë të luash në një skuadër që fiton Champions-in. Tani ia arritje, Bajerni ta dha mundësinë të bësh histori. Tani mendoje mirë nëse do të ikësh nga Mynihu'”, tha Hënes për “Tz”. Kujtojmë që nëse Alaba nuk do të rinovojë kontratën me Bajernin muajt e ardhshëm, gjermanët rrezikojnë ta humbasin atë me parametra zero në vitin tjetër. Ose ai të shitet tani, ose të largohet falas.
5d37e605eaf8d5.14938343
Diçka të tillë nuk e duan në kampion gjerman, të cilët do të nisin bisedimet me menaxherin e tij, Pini Zahavi, javën e ardhshëm. Karl Hainc Rumenige, tha për mediat gjermane se nuk mendonte që David Alaba do të ikë në një skuadër tjetër. “Nuk mund ta imagjinoj që David të luaj për një klub tjetër. Ne e duam atë në skuadër dhe mendoj që edhe ai do të njëjtën gjë”, tha Kalle. Alaba do të ketë shumë pak kohë për të pushuar pasi ai është grumbulluar për ndeshjen e kombëtares austriake për sfidat ndaj Norvegjisë dhe Rumanisë.

FLIK UNIK
Flik

Uli nuk harroi të fliste edhe për trajnerin e Bajernit, Hansi Flik, të cilin e mbështeti nga dita e parë që erdhi në krye të skuadrës. “Ai është unik. Kur e mendon, ai erdhi nga trajner i dytë dhe fitoi Champions-in duke mos humbur asnjë ndeshje. Ai fitoi gjithashtu kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Ekziston një film me Xhek Nikolson, ‘As good as it gets’. Mendoj që kjo vlen edhe për Hansin. Ai nuk na bindi ne vetëm nga ana njerëzore, por edhe nga ana profesionale. Ai na mësoi që të luanim për njëri-tjetrin. Nuk ka më ‘unë’ në skuadrën e Bajernit dhe kjo për meritë të tij. Ky është një stil unik për mua”, përfundoi presidenti i nderit në skuadrën e Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"