Bajerni kërkon mesfushorin e Çelsit, Poter i përgjigjet Tuhelit: Do të qëndrojë këtu!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 12:00

Bajerni kërkon mesfushorin e Çelsit, Poter i përgjigjet Tuhelit: Do të qëndrojë këtu!

Graham Poter ka nisur të marrë frymë, duke qenë se në dy sfidat e fundit në kampionat ka bërë 4 pikë kundër Lestërit dhe Evertonit, ndonëse ai pret një reagim të fortë të radhës, sot, përballë Aston Vilës.

poter

“Jemi në rritje, e them me bindje. E di që ndaj nesh ka shumë pritshmëri, por kam besim se deri në fund do të jemi një tjetër skuadër, pa harruar që jemi edhe në çerekfinalet e Champions-it, ku do të themi fjalën tonë përballë Realit. E di gjithashtu se renditja jonë në Premier Ligë ‘qan’, por do të tentojmë deri në fund të marrim sa më shumë pikë dhe më pas të bëjmë llogaritë, – nënvizon trajneri i bluve, i cili i përgjigjet në distancë edhe Tomas Tuhelit, pasi ky i fundit ka thirrur Mejzon Mauntin që t’i bashkohet te Bajerni i Mynihut.

“Maunt është i Çelsit dhe do të qëndrojë te Çelsi. Ai ka pasur një sezon të vështirë mes dëmtimesh dhe zëra merkatoje që e kanë shpërqendruar, por ne kemi besim të plotë te Mejzon. Edhe pse tani është ora që edhe Mejzon të tregojë se kërkon të vazhdojë totalisht te Çelsi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"