Bajerni arrin akordin me mesfushorin Havi Martinez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2012 | 13:42

Bajerni arrin akordin me mesfushorin Havi Martinez

Bajerni i Mynihut ka arritur akordin me mesfushorin spanjoll, Havi Martinez. Edhe pse Atletiko Bilbao kërkonte 45 milionë euro për 23-vjeçarin, bavarezët pritet ta realizojnë blerjen për 33 milionë euro. Sipas burime të mediave spanjolle dhe deklaratave të drejtuesit Karl-Hainc Rumenige, këtë javë do të zhvillohen bisedimet e fundit për të bërë të mundur përfundimisht marrjen e talentin spanjoll, i cili do të jetë pika kryesore e mesfushës defensive. Ky transferim është i domosdoshëm për Bajernin, duke qenë se edhe Shvajnshtaiger dëmtohet shpesh dhe nuk është në formë. Si alternativë për këtë pozicion rekordmenët kanë në listë edhe dy emra të tjerë. Lars Bender vazhdon të jetë në planet e drejtorit sportiv, Matias Samer, por së fundmi ka dalë edhe emri i Aleksandre Song të Arsenalit. “Jemi të vendosur të mos paguajmë 40 milionë euro. Marketingu do durim dhe kohën e vet. Shanset janë të shumta të bëjmë një superblerje”,- tha Rumenige.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"