“Azplikueta ska b… të merret me mua”, Ibrahimoviç: Ja çfarë do u them lojtarëve para Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2021 | 16:55

“Azplikueta ska b… të merret me mua”, Ibrahimoviç: Ja çfarë do u them lojtarëve para Atletikos

Zlatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për britaniken “The Guardian”. Deklaratat e tij rrotullohen 360 gradë duke nisur që nga forma aktuale e deri te planet për të ardhmen.

ibra

Si është një ditë prej Zlatanin?
Nuk është e lehtë të jesh si unë. Çdo ditë zgjohem me dhimbje, por për sa kohë kam adrenalinë dhe dëshirë do të vazhdoj. E di që po bëj diçka të mirë dhe nuk kursehem në punën e përditshme. Nuk dua që kur të tërhiqem të kem pengje e të mërzitem që nuk vazhdova ende. Preferoj që një ditë të dorëzohem sesa të rri të mendoj arsyet për të cilat u ndala.

Mos ndoshta nuk e shihni veten në rolin joprotagonist?
As që dua t’ia di për kontaktet apo famën. Dhimbjet nuk mi pakësojnë dy ndjekës më shumë në rrjete sociale apo vëmendja e kamerave. Adrenalina është ilaçi i vërtetë dhe mua më pëlqejnë vuajtjet. Brezi i ri ndoshta nuk më kupton se me gjithë këto rrjete sociale mund të bëhesh i famshëm brenda ditës, por unë jam shumë krenar që i përkas një brezi të vjetër e që e kam arritur suksesin me punë e në shumë vite.

Ndërkohë i përkisni skuadrës me moshën më të re në Champions…
E pabesueshme duke qenë se kanë një plakush si unë mes tyre. Në fakt, më bëjnë të ndihem më i ri. Për 6 muaj te Milani mund të të ikin fare thinjat. Jam krenar për shokët e mi të cilët kanë ndryshuar mentalitetin dhe kanë marrë më tepër përgjegjësi. Më vjen mirë që disa prej tyre i kam frymëzuar. Dua të më shohin se sa punoj edhe pse kam arritur gjithçka në mënyrë që të ndjekin shembullin tim.

Milani është në rritje e ndaj Atletikos do të duhet ta tregoni.
Unë nuk jam një qen që leh e nuk të ha. Kur isha te Milani nga 2010 deri në 2012-ën ekipi ishte plot me yje, ndërsa tani ka shumë talente. Projekti është i ndryshëm nga dhjetë vite më parë dhe suksesi është më i bukur sepse nuk është aq i sigurt siç ndodh kur ke yje në skuadër. Kjo që po bëjmë te Milani nuk ishte e parashikueshme.

Shembull i jetëgjatësisë suaj janë Maldinët. Keni luajtur me Paolon dikur e tani me Danielin. A ngjasojnë babë e bir?
Danieli është djalë i mirë tipik dhe më vjen mirë që nuk ngjan me babanë e tij. Nuk është e lehtë të të krahasojnë me një legjendë dhe po bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar në skuadër. Uroj që edhe Danieli të bëhet së shpejti baba që të kem mundësi të luaj edhe me djalin e tij.

Përse mendoni se jeni kaq perfekt?
Nuk e mendoj sepse askush nuk është i tillë, por duhet të jemi të vetëdijshëm për mundësitë tona. Bën një foto me shumë filtra dhe fiton disa pëlqime në “Instagram”, ndërkohë që unë që të njoh e di se nuk je i tillë. Gabime bëjmë, por duhet të pranojmë që janë pjesë e jetës.

Ishte gabim ajo goditje që i dhatë Azpilikuetës?
E bëra qëllimisht e nuk më vjen turp sepse pak më parë ai kishte ofenduar një shokun tim. E di që gabova, por do ta bëja përsëri sepse secili prej nesh nuk duhet të sulmojë dikë më të dobët. Ajo goditje ndaj Azpilikuetës ishte një lloj sfide për të bërë diçka kundër meje. Por ai ka mjaftueshëm b…ë.

Ju i patët, por do të mungoni në “play off” për Suedinë?
Nuk dua t’ia di. Doja t’i jepja një leksion dikujt që nuk ka përse të sulmojë dikë tjetër vetëm sepse e shikon që është i sjellshëm. Po të jesh i fortë sulmo dikë që ka forcën tënde sepse është e lehtë të jesh i keq më një djalë 20-vjeçar e të edukuar siç janë shokët e mi të kombëtares. Të jesh i vërtetë është të jesh i përsosur.

A ka diçka që ju tremb për të ardhmen?
Nëse shqetësohem për të ardhmen, nuk përqendrohem tek e sotmja. Unë jam e tashmja.

Çfarë mendoni për Çolo Simeonen?
Është një trajner i madh që ka bërë gjëra fantastike me Atletikon e Madridit. E shihni që është i gjallë në stol, se ka shumë emocion dhe një mentalitet të madh, me qëndrime dhe mentalitet fitues. Pastaj secili ka karakterin e vet, por është diçka që më ngacmon dhe më stimulon. Kur ke të tillë njerëz në klub është një avantazh sepse e di që duan të fitojnë dhe kanë një mentalitet fitues. E takova Simeonen një herë në Formentera, u përshëndetëm dhe biseduam pak, por asgjë më shumë, nuk kishte asnjë mundësi për të shkuar në Atletiko.

Çfarë do t’u thoni shokëve të skuadrës për t’i karikuar?
Shumë gjëra. Flas shumë dhe e ndjej se kam përgjegjësi. Nuk e programoj, kur dikush është lider nuk është sepse e thonë të tjerët, por sepse është automatikisht. Të gjithë marrin përgjegjësitë e tyre dhe kushdo që ka dëshirë të flasë dhe të thotë atë që mendon për të nxitur dhe dhënë kurajë, duhet të bëjë natyrshëm. Nuk është “Ibra tani duhet të flasësh” apo “Simon, tani duhet të flasësh”, nuk është kështu. Secili bën të tijën për t’u përgatitur dhe fokusuar. Pastaj, nëse ai bën edhe më shumë për të ndihmuar shokët e tij, kjo vjen natyrshëm. Fjalët që them më vijnë pikërisht aty për momentin. Nuk i përgatis dot, do të ishte e pamundur.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"