Aventura në grupet e Ligës së Konferencës, ja shifra e majme që ka arkëtuar Ballkani i Ilir Dajës  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 20:22

Aventura në grupet e Ligës së Konferencës, ja shifra e majme që ka arkëtuar Ballkani i Ilir Dajës  

Ballkani i Ilir Dajës mbylli dje aventurën e dytë radhazi në Ligën e Konferencës. Klubi suharekas ishte në lojë për kalimin e grupit, para se Dinamo Zagreb të shënonte 3 gola radhazi në pjesën e dytë për të fituar 3 me 0. 

Ballkani festa

Djemtë e Ilir Dajës megjithatë duhet të jenë krenar për çfarë kanë arritur këto dy sezone. Kjo sepse Ballkani ka mundur të arkëtojë rreth 8.2 milionë euro nga rrugëtimi në Europë. 

Kujtojmë se dhe në Kosovë, Ballkani është shpallur kampion në të dy sezonet. Ndërkohë sërish synon, pasi ndodhet në vendin e parë me 7 pikë larg ndjekësit më të afërt Dritës.

Një ecuri vërtetë spektakolare kjo e klubit nga Suhareka, që po shndërrohet në një model suksesi jo vetëm për ekipet e futbollit kosovar, por edhe për ato shqiptar.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"