Australia nuk do “Xhokoviçë të tjerë”, yjet e Formula 1 paralajmërohen që tani se duhet të vaksinohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 18:31


Australia nuk do “Xhokoviçë të tjerë”, yjet e Formula 1 paralajmërohen që tani se duhet të vaksinohen

Australia nuk dëshiron që situata me Novak Xhokoviç të përsëritet edhe në sportet e tjera, pasi mbulimi mediatik i kësaj ngjarje ka dëmtuar rëndë imazhin e shtetit që vendosi të mos lejonte tenistin serb të merrte pjesë në Australian Open. Çështja e vaksinimit të atyre që duan të marrin pjesë në evenimentet sportive në këtë vend është shumë serioze dhe për këtë arsye, qeveria australiane i ka dalë punës para me një tjetër sport shumë popullor që zhvillohet në këtë vend, Formula 1.

verstapen ahmilton

Çmimi i Madh i Melburnit, është gara e tretë e këtij sezoni të Formula 1 dhe do të zhvillohet në muajin prill, pikërisht për shkak të pamundësisë për të lëvizur si pasojë e kufizimeve të COVID. Që tani, të gjithë skuadrave dhe pilotëve të Formula 1, u është bërë e qartë se vaksinimi për ata që duan të marrin pjesë në eveniment, do të jetë i detyrueshëm.

Shefi ekzekutiv i garës, Endrju Uestakot, shpjegoi se rregullat ishin të qarta për të gjithë dhe garuesit, ashtu edhe si stafet e skuadrave, duhej të ishin plotësisht të vaksinuar nëse dëshironin të hynin në vend. “Rregullat janë të thjeshta për të hyrë në vend dhe rregullat janë të thjeshta për të marrë pjesë në garat e Formula 1. Për të ardhur në këtë aktivitet, duhet të jesh 100% i vaksinuar dhe nuk do të ketë përjashtim për askënd nga askush. Këtë e kishim vendosur që para se të ndodhte ajo që ndodhi në Australian Open”, tha Uestakot.

PANORAMASPORT.AL