ATMOSFERA PRAG-DERBI/ Vullnetarët e spektaklit hyjnë në fushë, ultrasit e të dyja ekipeve “ndezin” stadiumin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2022 | 19:02

ATMOSFERA PRAG-DERBI/ Vullnetarët e spektaklit hyjnë në fushë, ultrasit e të dyja ekipeve “ndezin” stadiumin (VIDEO)

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është padyshim ndeshja kryesore e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Një sfidë direkte për klasifikimin, pasi dy skuadrat luftojnë për titull, por edhe një duel i zjarrtë sa u përket tifozerive të dy skuadrave.

1eb2e7f6-b4bf-4dc4-82c4-ea8908e01a13 (1)

“Panorama Sport” ju sjell në vijim të gjithë atmosferën elektrizuese në prag të kësaj sfidë e cila përjetohet me shumë entuziazëm dhe që pritet që të dhurojë një atmosferë të jashtëzakonshme në stadiumin “Air Albania”.

Ora 19:45- Nis një spektakël i organizuar nga klubi i Tiranës, me grupe kërcimi që bëjnë koreografi të ndryshme. Ndërkohë, pata tifozëve në fushë janë rreshtuar lojtarët e akademisë së Tiranës.

bandicam 2022-12-21 19-48-10-145 bandicam 2022-12-21 19-48-27-873

Ora 19:25 – VIDEO/ Moment emocionues në stadiumin “Air Albania”, tifozi shtiret si i sëmurë dhe më pas i propozon të dashurës për martesë

Ora 18: 59– Vullnetarët e spektaklit para ndeshjes hyjnë në fushë, ultrasit e të dyjave ekipet “ndezin” stadiumin.

Ora 18:47 – Shehi improvizon mbrojtjen, Kolela rikthen Alban Hoxhën. Publikohen formacionet zyrtare të Tirana-Partizani

Ora 18:37- Tirana dhe Partizani nisin nxemjen në stadium, bëhen gati për derbin e shumëpritur.

WhatsApp Image 2022-12-21 at 18.32.53 (1)

Ora 18:35- Tifozët e Tiranës nisen drejt stadiumit, me flamurë në duar dhe me këngë.

Ora 18:25 – FOTO/ Tifozët e Partizanit marshojnë drejt stadiumit, ndizet atmosfera në prag të derbit

Ora 18:00 – Forca të shumta policie janë vendosur tashmë në stadiumin  ”Air Albana” për të kontrolluar fluksin e madh të tifozëve që kanë filluar të vijnë në impiant për ndeshjen e orës 20:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"