Atletiko Madrid “hap thesin”, 40 milionë euro për nënkampionin e botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2019 | 17:58

Atletiko Madrid “hap thesin”, 40 milionë euro për nënkampionin e botës

Atletiko Madrid po zhvillon një merkato të fuqishme këtë verë, dhe nuk ka ndërmend të ndalet.Rebic-Eintracht-Francoforte-Twitter-800x500

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport Austria”, spanjollët janë shumë afër transferimit të Ante Rebiç. Palët kanë rënë dakord me njëra-tjetrën, dhe gjithçka është drejt finalizimit. “Los Kolçoneros” do të derdhin plot 40 milionë euro në arkat e Eintraht Frankfurt, për shërbimet e 25-vjeçarit.Rebic

Pas shitjes së Luka Joviç tek Real Madridi për 60 milionë euro, kjo do të ishte shitja e dytë më e madhe për gjermanët. Sulmuesi kroat ka shënuar 9 gola në sezonin që sapo u mbyll, dhe ka dhuruar paraqitje të shkëlqyera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"