“Atalanta është e ndryshme nga ekipet e tjera Italiane”, Jurgen Klop: Është herët të mendojmë për finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 17:31

“Atalanta është e ndryshme nga ekipet e tjera Italiane”, Jurgen Klop: Është herët të mendojmë për finalen

Liverpul do të përballet të enjten në mbrëmje kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Ndeshja do të jetë e vlevshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës dhe do të luhet në “Anfield”. Në prag sfide me italianët, trajneri i “të kuqve” Jurgen Klop foli në lidhje me takimin në një konferencë për mediat:

Capture

“Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel përballë Seviljës. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh.

Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane. Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finalen.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"