“Ata ishin të fortë në letër dhe në fushë”, Bushi: Falënderoj skuadrën për atë që dha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 23:48

“Ata ishin të fortë në letër dhe në fushë”, Bushi: Falënderoj skuadrën për atë që dha

Shqipëria e U21 u mposht në shtëpi me rezultatin 0-3 përballë Anglisë. Në një prononcim për “Super Sport’, tekniku i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, dha opinionin tij për këtë sfidë.

ALBAN BUSHI 1

“Ata ishin të fortë në letër dhe në fushë. E dinim potencialin e Anglisë, nuk kishim mundësi më shumë. Djemtë duhen falënderuar për atë që dhanë në fushë. Anglia ishte shumë e fortë, nuk na linte të dilnim përpara siç e kishim menduar.

Pavarësisht se kemi humbur, kemi luajtur mirë, jemi në vendin e katërt, kemi edhe dy ndeshje dhe mund të marrim një vend më të lartë. Kur bën një humbje si ajo me Çekinë, kur ndikon edhe fati, ke çfarë të mësosh. Futbollistët fitojnë përvojë për të synuar ekipin A.

Kishim afruar shumë lojtarë të rinj, Mitaj dhe Toçi janë të ditëlindjes 2003, edhe Simoni i vitit 2004, janë edhe për sezonin tjetër, për të pasur një ekipi konkurrues. Simonin më duket se e hëngrëm më sysh, shpresoj të mos ketë dëmtim të rëndë. Është një portier i së ardhmes. Dua të falënderoj edhe Dobrën, për kontributin që dha. Është potencial për kombëtaren”, u shpreh Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"