Asistet te Partizani/ Hadroj e Murataj, më “zemërmirët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 20:09

Asistet te Partizani/ Hadroj e Murataj, më “zemërmirët”

Andi Hadroj është një nga lojtarët më të saktë në fazën defensive të Partizanit, por jo vetëm kaq. Lojtari i Kombëtares është gjithashtu asistuesi më i mirë i skuadrës së Kolelës. Mbrojtësi i djathtë është shumë aktiv në sulm dhe e ndihmon lojtarin e anës së tij deri në fundore.

Partizani

Kjo sjell që shumë aksione të të kuqve të zhvillohen në atë anë dhe t’i japin mundësinë Hadrojt të shërbejë për shokët e tij. Pukjani ka dhuruar 5 asiste deri më tani, teksa garën brenda skuadrës e ka me Muratajn, që ka dhuruar 4 asiste. Pas kësaj dysheje vijnë Cara dhe Da Silva me nga 3 asiste dhe Hoti e Mba me nga 2. I fundit vjen Buxhelaj me 1 asist, teksa në total të kuqtë 22 “dhurata” gjithsej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"