Asgjë nuk ishte rastësi, heroi Lunin tregon pse nuk lëvizi te penalltia e Bernardo Silvas: Kisha tre opsione…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 0:29

Asgjë nuk ishte rastësi, heroi Lunin tregon pse nuk lëvizi te penalltia e Bernardo Silvas: Kisha tre opsione…

Andri Lunin ka qenë heroi i Real Madrid në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke pritur dy penallti ndaj Mançester Sitit, për të siguruar gjysmëfinalet e turneut. Një nga penalltitë, ajo e Bernardo Silva, ishte e veçantë, pasi ai qëndroi pa lëvizur në mes të portës duke pritur topin. Pas sfidës, Lunin shpjegoi se gjithçka kishte qenë strategji dhe jo rastësi.

lunin

“Është kërkuese, është një ndeshje e Ligës së Kampioneve jashtë, kishte shumë vuajtje. Por falënderoj ekipin për gjithçka që kanë bërë duke luftuar. Para gjuajtjeve të penalltive kemi bërë përgatitje për të gjithë lojtarët e Sitit që mbeteshin. Duhej rrezikuar me njërin. Zgjodhëm njërin dhe për fat të mirë shkoi gjithçka në rregull, ishte ajo e Bernardos. Unë kisha tre opsione për të qëndruar në qendër dhe zgjidha një prej tyre.

Unë them që ka ndeshje në të cilat duhet të vuash për t’i kaluar, se jo gjithmonë mund të luash me topin në këmbë dhe të jesh skuadra më e mirë në fushë. Për mua ishte një eksperiencë shumë e madhe dhe skuadra vuajti shumë. Unë nuk mund të vrapoj as 5 minuta ashtu ndërsa ata e bënë për 120 minuta.

Të gjithë lojtarët më kanë ndihmuar. Duhej të bënim një zgjedhje dhe zgjodhëm mirë’, tha Lunin pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"