“Asgjë e pamundur në futboll”, Kasmollari: E vështirë me Elbasanin, ja si Tomori siguron mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 23:23

“Asgjë e pamundur në futboll”, Kasmollari: E vështirë me Elbasanin, ja si Tomori siguron mbijetesën

Atmosfera për ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Elbasanit, ka ndezur para kohe atmosferën te Tomori. Nevoja për pikë është e domosdoshme dhe këto i nevojiten beratasve për mbijetesën. Kjo e shtrëngon skuadrën e trajnerit Ziu, që të luaj jo vetëm me guxim, por edhe si e barabartë me Elbasanin.

kasmollari oresti

Mesfushori 20- vjeçar, Oresti Kasmollari, në prag të ndeshjes me Elbasanin për “Panorama Sport” u shpreh: “Këtë javë do të luajmë ndaj një kundërshtari me vlera si Elbasani. Për atë që ka bërë gjatë këtij kampionati kundërshtari meriton respekt, sepse ka përmbushur objektivat për të cilat është investuar. Por, edhe Tomori luan për një objektiv të rëndësishëm si mbijetesa.

Ne po punojmë që të luajmë jo vetëm si të barabartë me Elbasanin, por edhe të kërkojmë rezultatin maksimal ndaj tyre. Sado që duket si i vështirë në pamje të parë, ne mendojmë se asgjë nuk është e pamundur për të realizuar objektivin e fitores. E them këtë, pasi na duhet të bëjmë maksimumin.

Renditja nuk e përligj Tomorin, por edhe se faktori fushë duhet shfrytëzuar në këtë përballje me elbasanasit. Të gjithë besojmë se me guxim dhe kurajë do të marrim atë që kërkojmë, pra pikët e domosdoshme për mbijetesën”. Kërkohet që Tomori të kthehet te ecuria e startit të pjesës së dytë të sezonit, ku në dy ndeshjet e para morën 4 pikë. Vetëm kështu mund të arrihet mbijetesa.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"