“As Çelsi e Liverpuli nuk krahasohen me këtë”, Benajun flet pas Shqipërisë: Ky është një ndër momentet më  entuziazmuese të karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2022 | 23:40

“As Çelsi e Liverpuli nuk krahasohen me këtë”, Benajun flet pas Shqipërisë: Ky është një ndër momentet më  entuziazmuese të karrierës

Josi Benajun, ish-futbollist i njohur izraelit i cili ka luajtur me skuadra si Çelsi e Liverpuli në karrierën e tij, ka komentuar suksesin e Izraelit ndaj Shqipërisë si një nga momentet më entuziazmuese të karrierës. Tashmë në rolin e menaxherit të ekipit kombëtar, ai ka treguar se çfarë emocionesh ka përjetuar në fushën e lojës.

benajun

“Jam pjesë e sistemit, të ekipit kombëtar. Kam qenë lojtar për thuajse 20 vite dhe mendoj se ky ishte momenti më entuziazmues i karrierës, më shumë se në çdo skuadër që kam luajtur. Kur isha një lojtar, isha i entuziazmuar, por jo aq shumë sa kur je drejtues. Entuziazmi dhe tensioni është shumë më i madh, je edhe tifoz, por edhe partner në rrugëtim.

Ekipi kombëtar ka një ndjesi të ndryshme. Është një ndjesi e vështirë për ta përshkuar. Sapo hyri goli kishte një shpërthim, mendoj se shkatërrova gjithçka rreth e rrotull. Një entuziazëm i jashtëzakonshëm që është e vështirë të përshkruhet. Nuk ka asgjë më të mirë se kjo, as te Çelsi, as te Liverpuli”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"