Arritën akordin, Kërçiku dhe Daja presin Halilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 13:23

Arritën akordin, Kërçiku dhe Daja presin Halilin

Dorian Kërçiku dhe Asion Daja nuk mund të konsiderohen akoma bardheblu. Në ndryshim nga Hoxhallari dhe Ngoo, që u “blinduan” më shumë se një muaj përpara prej klubit, dy lojtarët e fundit të mbetur pa kontratë nuk janë zyrtarizuar ende.

Asion Daja konference 1

Që prej nisjes së këtij muaji kanë mbetur të lirë në treg (duke qenë se marrëveshja u ka “skaduar” më 30 qershor) dhe vetëm akordi parimor nuk mjafton për zyrtarizmin. Ishte lënë që rinovimet do të mbylleshin brenda kësaj jave, por deri dje as njëri dhe as tjetri nuk janë ulur me drejtuesit për të nënshkruar.

Kerciku

Ndoshta, dita e sotme mund të rezervojë ndonjë zhvillim, megjithatë kjo duhet parë, në të kundërt mbetet e hëna. Gazeta kontaktoi me të dy lojtarët dje për t’i pyetur rreth rinovimeve dhe si mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, dolën në konkluzionin që janë në pritje të presidentit për formalitet e fundit.

ADELA MERKO

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"