Arlind Ajeti: Zëvendësimi me Francën? Unë doja që të luaja

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 27, 2016 | 0:20

Arlind Ajeti: Zëvendësimi me Francën? Unë doja që të luaja

Zëvendësimi i Arlind Ajetit në minutat e fundit të ndeshjes kundër Francës u interpretua gjerësisht si i kushtëzuar nga një problem fizik i mbrojtësit. “U detyrova të nxjerr Ajetin dhe nuk munda të bëja një zëvendësim në sulm”, ishte justifikimi që përdori De Biazi pas asaj sfide.

France's Antoine Griezmann (left) and Albania's Arlind Ajeti vie for the ball during the Euro 2016 Group A soccer match between France and Albania at the Velodrome stadium in Marseille, France, on Wednesday, June 15, 2016. Photo: AP

Por vetë mbrojtësi ka sqaruar në një intevistë për Klan Kosovën se nuk ia ka kërkuar trajnerit që ta nxirrte nga fusha e lojës, siç ndodhi, për t’i lënë vendin Frederik Veselit.

“Unë isha i gatshëm të luaja edhe minutat e fundit dhe ia thashë trajnerit. Sepse si qendërmbrojtës është vështirë të luhet në këtë ndeshje pasi Franca po sulmonte 90 minuta. Ata janë të gjithë yje. Unë nuk kërkova të ndërrohem”, theksoi futbollisti.

“Unë ia bëra me gisht se mund të vazhdoja ende, por trajneri ndoshta ke menduar se dua të ndërrohem”, ka treguar Ajeti për këtë episod që rezultoi fatal, pasi më vonë, pikërishtë një pavëmendje e Veselit i mundësoi Griezman që të shënonte golin e avantazhit francez.





www.minuta90.com