Arbëri: Burreli i vështirë, Vora i ka shanset për triumfin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 11:35

Arbëri: Burreli i vështirë, Vora i ka shanset për triumfin

Vora udhëton sot drejt Burrelit, ku në stadiumin “Liri Ballabani” synon të paktën mos të dalë duarbosh.

arberi

E ka bërë në fazën e dytë, kur barazoi pa gola me ekipin vendës. Edhe pse kundërshtari ka cilësi dhe vjen nga një fitore e madhe në Vlorë kundër Flamurtarit, te Vora kanë bindjen se do të marrin pikë. Skuadra është në formë dhe trajneri Klodian Arbëri ka ditur të menaxhojë mirë grupin.

“Udhëzimi im për lojtarët gjithmonë ka qenë: luani dhe kënaqni veten, sepse në fund të fundit futbolli është një lojë. Që skuadra të bëjë më të mirën, duhet të mos jetë nën presion. Këtë asnjëherë nuk e kam dashur. Para çdo sfide nuk e kemi vënë nën presion skuadrën. Detyrat tona janë të qarta. Në çdo ndeshje luajmë për tri pikë dhe lojtarët, duke mos pasur presion, kanë dhuruar ndeshje të bukura, si ajo e fundit me Besën. Ndoshta kjo ka qenë “arma” jonë. Shoh që secili nga lojtarët po jep më të mirën nga vetja, prandaj dua edhe t’i përgëzoj. Ndeshja me Burrelin do të jetë mjaft e fortë, kundërshtari kërkon mbijetesën dhe i duhen pikët, por edhe ne na duhen pikët. Fusha do të vendosë se cila skuadër do ta fitojë atë takim. Ne do të luajmë futboll me synimin për të fituar. Futbolli është i tillë. E dimë që kemi një skuadër të fortë, por edhe Burreli është forcuar shumë gjatë kësaj periudhe”, ka thënë për “Panorama Sport” trajneri Vorës, Klodian Arbëri.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"