Apolonia, largohet edhe Aldo Mitraj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2014 | 16:13


Apolonia, largohet edhe Aldo Mitraj

Aldo MitrajAldo Mitraj është lojtari i radhës që ka braktisur skuadrën fierake. Mësohet se ditën e djeshme sulmuesi ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit për të prishur kontratën në mënyrë konsensuale duke u larguar përfundimisht nga skuadra që drejtohet aktualisht nga Mariol Miho. Nuk dihet ende destinacioni i radhës i Mitrajt, por gjithsesi sulmuesi ka preferuar që të lihet i lirë, me qëllim që në merkaton e janarit të mund të gjejë një skuadër tjetër në Superiore, por jo vetëm.

Ndërkohë, mesfushori i Apolonisë, Taulant Hysenshahaj, ndihet i pakënaqur me ecurinë e deritanishme të skuadrës dhe se sipas tij përgjegjës për gjendjen janë vetë lojtarët. “Jemi një skuadër që kemi gabuar dhe nuk kemi arritur të japim maksimumin në fushën e lojës. Përgjegjësit e kësaj ecurie duhet t’i kërkojmë brenda vetes edhe pse në të kanë ndikuar dhe faktorë të tjerë, me të cilët unë s’dua të merrem.

Mendoj se kemi zhvilluar edhe ndeshje të mira ndaj ekipeve që synojnë titullin, por mendoj se ato pak rëndësi kanë, pasi në fund janë pikët ato që vlerë- sohen. Për momentin, jemi të penalizuar prej tyre, ndaj dhe jemi renditur në vendin e fundit në klasifikim. Kjo situatë që kemi në klasifikim na rrezikon shumë, prandaj jemi të detyruar të punojmë fort gjatë kësaj periudhe si për të korrigjuar mangësitë e së shkuarës, por edhe për të reflektuar e për të pasur një performancë të suksesshme në pjesën e dytë të kampionatit”, ka thënë Taulant Hysenshahaj.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/