Ankth për sulmuesin holandez, greku Marantas do pikë ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2019 | 12:03

Ankth për sulmuesin holandez, greku Marantas do pikë ndaj Kukësit

Mes dëshpërimit dhe krenarisë, Luftëtari ka “arkivuar” barazimin me Bylisin. Kohë për të qarë pikët e humbura nuk ka, pasi në prag është Kukësi. Kjo është java mbyllëse e kësaj faze, ndaj objektivi është i qartë. Kërkohet kthesa e madhe, ndonëse janë të vetëdijshëm që përballë do të kenë nënkampionët në fuqi të vendit.

vYENT

Në seancën e djeshme mungonte Angelmo Vyent, i cili pësoi një ndërhyrje të rëndë në kurrizin e këmbës së djathtë. Sulmuesi 28-vjeçar mbetet në dyshim dhe ndoshta dita e sotme do të jetë përcaktuese për të mësuar gatishmërinë e holandezit. Është trajneri Jorgos Marantas, i cili pas seancës së djeshme konfirmoi për “Panorama Sport” shkallën e dëmtimit të sulmuesit dhe për shkallën e vështirësisë që paraqet përballja me Kukësin.

“Ndeshja me Kukësin është e vështirë. Nisur nga kjo, që sot (dje) nisëm përgatitjet për të mos ulur ritmin. Dua ta mbaj skuadrën të motivuar. Me objektivin e qartë për të marrë më të mirën nga kjo javë, do punojmë fuqimisht këto tri ditë. Mbeta i kënaqur prej shpirtit të garës që lojtarët treguan në fushë kundër Bylisit. Do mungojë për arsye skualifikimi mbrojtësi Prikas në ndeshjen me Kukësin. Shqetësues është dëmtimi i Vyentit. Megjithatë, të shohim deri të mërkurën se si do të ecë rikuperimi i tij”, tha Marantas.

ANALIZA – Para se të niste stërvitja në stadiumin “Gjirokastra”, u zhvillua edhe një analizë 15- minutëshe. Jorgos Marantas i përgëzoi të tijtë për çka treguan në fushë ndaj Bylisit, por nuk evitoi as këshillat. “Nuk ka skuadra favorite, për ne të gjithë janë të barabartë në fushën e lojës.

Marantas Luftetari

Ne të bëjmë punën tonë për të treguar se jemi Luftëtari”, mësohet t’u ketë thënë ndër të tjera trajneri të tijve, e më pas vijoi stërvitjen. Grupi u nda në dysh në fushë, teksa titullarët janë ndalur më së shumti në ushtrimet atletike dhe ato aerobike, ndërsa pjesa tjetër morën kohën maksimale të fragmentuar mes ushtrimeve fizike dhe lojën me top.

Tomor Shehu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"