Ankth nga Koronavirusi/ Kombëtarja në “karantinë”, ja çfarë rrezikohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 8:45

Ankth nga Koronavirusi/ Kombëtarja në “karantinë”, ja çfarë rrezikohet

Formimi i Ligës së Kombeve ka bërë që ndeshjet miqësore të mos ekzistojnë më. Kësisoj, datat e lira të UEFA-s dhe FIFA-s janë shumë të kufizuara. Ndaj, muaji mars shihet si një ndër shanset e pakta që kuqezinjtë kanë për t’u grumbulluar dhe për të testuar futbollistët. Por, situata e fundit në Itali ka vënë në rrezik dy ndeshjet miqësore ndaj San Marinos më 27 mars dhe ndaj Sllovenisë në Udine, 3 ditë më vonë.

kombetarja shqiperia

Për këtë, institucioni i futbollit është gjendur në pozita të vështira. Jo vetëm kaq, por pas urdhrit të qeverisë për të ndaluar daljen nga shtëpitë të moshës së tretë mbi 65 vjeç, atëherë për këtë periudhë miqësoresh Kombëtarja është “në karantinë”.

RREZIKU

Dje, në Itali është miratuar një dekret qeveritar i cili sanksionon se aktivitetet sportive do të luhen pa tifozë deri në fillim të muajit prill. Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, ka lexuar dekretin e firmosur, i cili thotë se ndeshjet në Itali do të luhen vetëm me dyer të mbyllura. Pra ndeshjet me tifozë janë të ndaluara deri më 3 prill. Kësisoj, miqësoret me dyer të mbyllura në Itali duket se e humbasin edhe vlerën, ndaj pritet që të ketë një lëvizje të re nga FSHF lidhur me dy takimet.

conte

Jo vetëm kaq, por së fundmi nga qeveria italiane ka dalë një udhëzim i rreptë, i cili “ndalon” moshën e tretë, mbi 65 vjeç të dalë nga shtëpitë. Duke qenë grup-mosha më e rrezikuar për prekjen nga Koronavirus, atëherë edhe trajneri 74-vjeçar i Shqipërisë, duhet t’i bindet këtij udhëzimi.

reja hamshik

Situata futbollistike në Itali ka shkuar drejt paralizimit, teksa pas shtyrjes së njëpasnjëshme të ndeshjeve, është vendosur si mundësi e vetme që të mund të luhet vetëm pa tifozë.

MIQËSORET

nzs_slo_izr_3-2_pigac_si_4253

san-marino-football

E duke qenë se ndeshjet miqësore mund të humbasin sensin e tyre të luhen pa tifozë, atëherë FSHF duhet të gjejë zgjidhje me Slloveninë dhe San Marinon në lidhje me miqësoret, sigurisht në konsultim edhe me UEFA-n.

fshf

Gazeta kërkoi një përgjigje zyrtare nga institucioni i futbollit në FSHF. “Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë me ndeshjet miqësore”, ka deklaruar FSHF në kanalet e saj zyrtare me anë të zyrës për shtyp.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë zgjidhje alternative, një prej të cilave mund të jetë edhe zhvillimi i ndeshjeve në vendin tonë, nëse do të ketë dakordësi me kundërshtarët, por edhe nëse do të jetë e mundur që vetë trajneri Reja të dalë lirisht nga shtëpia.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"