Ankth i madh në Premier Ligë, 8 lojtarë nuk marrin përgjigje për testet e Koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 8:50

Ankth i madh në Premier Ligë, 8 lojtarë nuk marrin përgjigje për testet e Koronavirusit

Një numër lojtarësh të Premier Ligës janë detyruar që të presin dritën jeshile që të rikthehen në stërvitje këtë javë, e cila po mbahet peng nga vonesa e përgjigjeve të testeve të Koronavirusit.korona

Një grup lojtarësh dhe stafi prej tetë personash u desh të ritestohen pasi përgjigjja e analizës së parë këtë javë nuk ka qenë as pozitive dhe as negative për shkak të mungesës së informacionit të mjaftueshëm në tamponë.

Ata janë dashur të ritestohen përsëri ditën e martë dhe të mërkurë. Ekzaminimet e dyta do t’i vonojnë sigurisht përgjigjet, duke i lënë ata në pamundësi rikthimi në kohë.

Por klubet janë të shqetësuara më shumë për diçka tjetër sesa mungesa e tyre disaditore në stërvitje: në rast se një gjë e tillë do të përsëritet pasi të ketë rinisur kampionati, kjo do të sjellë probleme të pakëndshme, siç do ishte përjashtimi i këtyre lojtarëve nga ndeshja e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"