Anjeli: Do të blejmë Ronaldon tjetër, por në moshën 25 vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 13:59

Anjeli: Do të blejmë Ronaldon tjetër, por në moshën 25 vjeçare

Kristiano Ronaldo e ka transformuar Juventusin, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë financiar. Presidenti i bardhezinjve, Andrea Anjeli, ka zbuluar për “Financial times” planet e ardhshme të klubit.

anjeli

Torinezët premtojmë që shumë shpejt të jenë numri 1 në botë. “Duhet të jemi në gjendje të blejmë një tjetër Kristiano Ronaldo, por në moshën 25 vjeçare. Do të programojmë një nga një hapat për të qenë numri 1 në botë.”, shprehet presidenti. Juventusit i duhet të ripërtërijë kontratat me “Adidas” dhe “Jeep” sepse marka në treg është rritur, dhe kjo e gjitha në sajë të Ronaldos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"