Ja pse goli i parë i Kukësit nuk është i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 22:20

Ja pse goli i parë i Kukësit nuk është i rregullt

ARSEN HOXHA

kukesi

A – Në figurën 1 dhe 2 duket shumë qartë se lojtari nr. 8 i Kukësit dhe mbrojtësi i Partizanit kanë bërë të njëjtën shkelje, duke kapur njëritjetrin prej mesi. Nëse arbitri e ka dalluar këtë shkelje para se topi të rivihej në lojë nga goditja e këndit, ai duhet të vërshëllente dhe t’u tërhiqte vë- mendjen të dy lojtarëve. Nëse topi ishte rivënie në loje, ai duhet të jepte një goditje dënimi në favor të mbrojtësit të Partizanit, pasi në rastet kur të dy lojtarët kundërshtarë bëjnë të njëjtën shkelje, favorizohet lojtari mbrojtës. Çuditërisht, arbitri nuk ka pasur asnjë reagim ndaj veprimeve të tyre…!!!

goli kukesi partizani

B – Në figurën 3, ajo që duket qartë është se mbrojtësi i Partizanit nuk po e mban më prej mesi lojtarin nr. 8 të Kukësit, përkundrazi, lojtari nr. 8, i ndihmuar nga Guri që shënoi më pas golin, shtyn mbrojtësin e Partizanit. Nëse arbitri do të kishte ndërhyrë në këtë moment, duhet së paku të ndëshkonte me karton të verdhë njërin prej lojtarëve sulmues.

goli kukesi partizani1

C – Në figurat 4,5,6 dhe 7, po ashtu duket qartë se lojtari sulmues nr. 8 vazhdon edhe me tej, madje edhe më i vendosur të shtyjë mbrojtësin e Partizanit deri sa e rrëzon atë në tokë. Arbitri duhet ta ndëshkonte lojtarin sulmues me një goditje dënimi kundër tij, si dhe me karton të verdhë.

goli kukesi partizani2

D – Në figurën 8 shikojmë se lojtari që shënon golin, goditjen e topit e realizon pikërisht në pozicionin ku ishte mbrojtësi i Partizanit. Nëse nuk do të ishte shtyrë nga dy lojtarët sulmues, do të ishte në mundësi dyluftimi me të. * Ish-arbitër i FIFA-s

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"