Analizë e javës së tretë/ Komandon Dinamo, dopietat dhe golat në shtesë bëhen “modë”. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2022 | 21:25

Analizë e javës së tretë/ Komandon Dinamo, dopietat dhe golat në shtesë bëhen “modë”. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

U mbyll pas tri ditësh java e 3-të e Kategorisë së Parë dhe zyrtarisht kemi vetëm një ekip në komandë: Dinamon. Një javë më parë kreu ndahej mes 5 skuadrave, por jo më. Surprizat nuk munguan në 7 ndeshjet e zhvilluara, pasi u prodhuan gola për “kartolinë”, blofe, lumë kartonësh dhe… trajnerë të larguar. E megjithatë, ajo që e dalloi këtë javë ishin dopietat dhe fitoret për infarkt.

kategoria-e-pare-1

Jonatan i Flamurtarit dhe Denison me Markun të Dinamos e gjetën nga dy herë rrjetën, duke hapur që tani garën për “Këpucën e Artë”. Dy ndeshje u vendosën në shtesë dhe për koincidencë ato që luheshin në ndeshjet asnjanëse.

Nëse Oriku u mjaftuan me një gol përballë Skënderbeut në të 91’-ën në Fier, Besa përmbysi Apoloninë në të 92’-ën në Peqin. Dinamo marshon e sigurt drejt misionit final. Ka siguruar një tjetër fitore dhe çfarë fitoreje, me 5 gola! Jo vetëm që janë efektivë në sulm, por as nuk pësojnë. Fillimisht Ymeri dhe më pas Denison me Markun me dygolësha, shpërfytyruan Burrelin.

Matjanët luanin me mungesa dhe praktikisht ranë pa rezistencë ne “Selman Stërmasi”. E pabesueshmja ndodhi në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”, atje ku Oriku priste Skënderbeun. Korçarët nuk janë më aq të mëdhenj, pasi u thyen. Ishte një gol i mbrojtësit Xheferson që i “fiku” në limite.

Gjithçka bëhet më e vështirë për korçarët, ndonëse kohë për të rikuperuar kanë mjaftueshëm. “Show” pati në Lushnjë, atje ku vendësit likuiduan Besëlidhjen. Kur po mbyllej në barazim 2-2, erdhi një perlë nga gati 30 metra që çoi peshë stadiumin. Canka fillimisht me penallti dhe dopio-Pepa, zhvlerësuan rrjetat e Arturit dhe Shehut.

U “zgjua” edhe Flamurtari. Fituan 0-3 në Cërrik dhe protagonist i padiskutueshëm ishte një brazilian. Jonatan dha asist për Metanin dhe shënoi një dygolësh personal, duke marrë për dore kuqezinjtë. Kjo humbje çoi drejt dorëheqjes Adriatik Faslliun, që shumë shpejt u zëvendësua nga drejtuesit e të verdhëve me një ekspert si Bledar Devolli.

Edhe Tërbuni gjeti të parën fitore, pas dy barazimeve. Për t’u mbajtur mend ishte ai gol i Tafilit, ndërsa “vulën” e vendosi Xhebrahimi. Për Tomorin dha shpresë Olaoje, por jo pikë. Luzi i çudirave ra në Peshkopi. Atje ku Korabi ju fal Lalës dhe Kekos.

E fundit, por jo nga rëndësia, ishte ndeshja në Peqin. Besa përmbysi Apoloninë. Kur fierakët gjetën avantazhin me Umejiegon dhe po shkonin drejt suksesit, në fund situata u kthye. Fillimisht barazoi Goga i ardhur nga stoli dhe në shtesë realizoi Onuh. Verdhezinjtë përmirësojnë pozitat në tabelë, ndërsa fierakët humbasin shansin për t’ju bashkangjitur Dinamos në krye.

asdasfd

132132132

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"