ANALIZA/ Tirana më e forta në letër, por ka tri arsye për krizën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 20:38

ANALIZA/ Tirana më e forta në letër, por ka tri arsye për krizën

Pesëmbëdhjetë pikë ka grumbulluar sezonin e shkuar Tirana në 8 javë kampionat. Bardheblutë këtë sezon kanë grumbulluar 13 pikë dhe dy humbje më shumë në Superiore.

tirana derbi

Në fakt, skuadra më e fortë në letër, që bëri një nga merkatot më cilësore në vitete fundit, ka oshilacione të mëdha, pasi nuk po merr rezultatet emerituara. Janë disa faktorë, të cilët e kanë sjellë Tiranë në këtë gjendje.

DËMTIMET – Faktori i parë janë dëmtimet. Tirana është kthyernë një spital. Fati i keq po i përndjek ngado. Në këtë moment qëflasim janë 5 lojtarë të dëmtuar dhe që do të qëndrojnë një muaj larg fushave. Ka edhe nga ata që do të luajnë në janar dhe kjo është një situatë, e cila sjell oshilacione.

VENDIMET E KLUBIT – Një tjetër problem te Tirana janë vendimet e klubit. Kështu, njëri pas tjetrit u larguan të gjithë ndihmësit e Shehit dhe më pas vetë trajneri që kishte tri vite te Tirana, Orges Shehi. Lëvizje kjo jonormale e klubit që sjell jostabilitet në ekip, pasi ndryshimi i stolit sjell pasoja në rezultate.

RENDIMENTI – Një nga arsyet e mungesës së rezultateve ështërendimenti i afrimeve. Edhe pse të gjithë janë lojtarë cilësorë, ataende nuk kanë treguar veten në fushën e lojës. Pritshmëritë janë të mëdha, por duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim, pasi Tirana në letër është ekipi më i fortë i Superiores.

AFRIMET E VERES

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"