Analiza te Kukësi, Duro “shtrydh” ekipin. Nexhipi: Ishit katastrofë, presidenti është shumë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 11:25

Analiza te Kukësi, Duro “shtrydh” ekipin. Nexhipi: Ishit katastrofë, presidenti është shumë…

Shpëtim Duro nuk kursen asnjë pas barazimit në Gjirokastër. Skuadra ka nisur direkt stërvitjen, pasi kohë për pushim nuk ka. Veç ritmit, trajneri shfaqi hapur pakënaqësinë për lojën gjatë një mbledhjeje që u zhvillua. Më i ashpër ishte drejtori Nderim Nexhipi, i cili kërkoi urgjent kthesën.

shpetim duro

“Zhvilluam një ndeshje mjaft të keqe në Gjirokastër, madje ishte katastrofë. Nuk na takon neve të zhvillojmë këto lojëra, e aq më tepër të humbasim pikë. Me dy pikë më shumë sot do ishim 3 pikë të shkëputur. E kuptoni apo jo, shkonim në ndeshjen kundër Partizanit të dielën të shkëputur. Presidenti është shumë i mërzitur me ju dhe me të gjithë ne dhe ka të drejtë. Duhet kthesa e menjëhershme, me fitoren ndaj Partizanit kthehemi në normalitet. Kërkoj maksimumin prej të gjithëve ju”, mësohet t’u ketë thënë Nexhipi lojtarëve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"