Analiza/ Pikë, fitore dhe gola, Milani më i dobët pa Ibrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Maj 27, 2020 | 21:40


Analiza/ Pikë, fitore dhe gola, Milani më i dobët pa Ibrën

Duke parë statistikat e Milanit që nga janari e deri në ndaljen e sezonit për shkak të Koronavirusit, diçka është e qartë: Me Ibrën është një Milan tjetër.

ibra

Suedezi gjallëroi një grup në krizë dhe jo vetëm që i mundësoi shënimin e më shumë golave, por ndihmoi edhe në pakësimin e atyre të pësuar. Sezoni 2019-’20 ofron dy fytyra të “Djallit”. Ajo pa Ibrën është shtator-dhjetor, teksa tjetra, nga janari e deri më sot. Të dhënat janë të aksesueshme për këdo dhe nuk duhet një ekspert për të kuptuar se suedezi e ndihmonte ekipin për të fituar më tepër.

SHIFRAT — Nga 25 gushti deri më 22 dhjetor, pa Zlatanin, Milan koleksionoi gjashtë fitore, tri barazime dhe tetë humbje. 21 pikë dhe një mesatare prej 1.2 pikësh çdo 90 minuta kundrejt 1.8 të ekipit me Ibrën në gji. Nga 6 janari deri më 8 mars, kuqezinjtë kanë zbritur nëntë herë në fushë dhe Zlatani ka munguar vetëm më 2 shkurt, në barazimin 1-1 të Milanit me Veronën.

ibraa

Tetë ndeshje me suedezin që kanë sjellë 14 pikë, por edhe humbje të rënda si ajo me Interin apo e fundit (më 8 mars) kundër Xhenoas. Në fazën e parë përqindja e suksesit ishe në vlerën 35 për qind, teksa me suedezin është rritur në 50 për qind. Numri 21 ndryshon edhe prurjen e golave, madje me ekipin që përfiton gati gjysmë goli për ndeshje (mesatarja 1,4) kundrejt 0.9 golave për ndeshje që kuqezinjtë shënonin deri në dhjetor.

Megjithëse po flasim për një sulmues, ai e ka ndihmuar ekipin të pësojë më pak. Me të në fushë, Milani ndëshkohet me 1.1 gola çdo 90 minuta, teksa pa të pësonte 1.4. E vetmja statistikë që nuk ndryshon para dhe pas erës Ibra është ajo e mbajtjes së topit që vazhdon të jetë në vlerën 55 për qind.

LIDERSHIP — Ibrahimoviç ka ndryshuar çdo pritje negative të skuadrës duke rritur nivelin e saj. Kujtojmë se ai mbërriti në momentin më të errët të sezonit, pikërisht pas humbjes 5-0 ndaj Atalantës. Përtej numrave, veterani pati peshë edhe në moralin e një grupi shumë të ri në moshë që përveç mungesës së përvojës, në fushë po shfaqej edhe i ngarkuar për shkak të peshës që kishin rezultatet e dobëta me të cilat nisi sezoni.

iBRA

Rëndësia e Zlatanit pati pikën kulmore në derbi, ku Milani luajti si i barabartë ndaj një rivali nga i cili e ndanin më shumë se 20 pikë. Përveç shifrave, Ibra do të mungojë së tepërmi edhe në këtë aspekt për sa u përket ndeshjeve të mbetura.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com