Analiza e trajnerit Zakeroni: Milani në rritje, Sarri lider, ndërsa Konte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 16:33

Analiza e trajnerit Zakeroni: Milani në rritje, Sarri lider, ndërsa Konte…

Alberto Zakeroni vlerëson ndeshjen e Milanit ndaj Juventusit, por njëkohësisht nuk i kurseu sugjerimet. Trajneri vlerëson kolegun Pioli, duke nënvizuar: “Në ndeshjet e tjera kuqezinjtë nuk më kanë habitur, por ndaj Juves më pëlqyen shumë. Pioli krijoi një kafaz lojtarësh rrotull Pjaniçit dhe në nivel psikologjik u paraqitën mirë, edhe sepse nuk kishin asgjë për të humbur”.Zakeroni

Sipas Zakeronit, disa futbollistë janë në rritje, ndërsa të tjerë, si Piontek, nuk po arrijnë të shprehen në nivele të larta. Sipas 66-vjeçarit, problemi i polakut qëndron në faktin se nuk ka konkurrencë, pasi te Milani askush nuk i cenon dot vendin në formacion, megjithatë zgjidhja nuk qëndron në lënien e tij në stol. “Fanella e Milanit peshon dhe Piontek po e vuan psikologjikisht mungesën e golit. Leao ka cilësi, por nuk është një ‘qitës’ i mirë. Piontek duhet shërbyer më shumë, ndaj Pioli bën mirë që vazhdon t’i besojë”, deklaroi Zakeroni.

Krah Sarrit – Një tjetër tematikë e cekur nga ish-trajneri i Japonisë ishte çështja “Ronaldo” dhe menaxhimi që po i bën trajneri i Juves numrit të tij 7: “Mauricio Sarri është një teknik që ka përjetuar realitete të ndryshme në kategori të ndryshme. Gjatë karrierës me siguri i ka qëlluar të ketë të bëjë me lojtarë klasi, por edhe të përkëdhelur. Ronaldo nuk po kalon një moment pozitiv dhe trajneri bën mirë që përzgjedh ata që janë më në formë. Kjo është sjellje prej lideri dhe pavarësisht se trajneri vendos bazat për të zhvilluar ndeshjen, fitoret në fund i sigurojnë lojtarët, siç ndodhi me Dibalën kundër Juventusit. Profesionalizmi nuk diskutohet në këto nivele, por një trajner bën mirë kur zgjedh në bazë të meritokracisë. Sa i përket portugezit, gjoba nuk do të bënte punë, në këto raste duhet një ballafaqim mes lojtarit dhe pjesës tjetër të grupit”.kONTE SARRI

Dufi i Kontes – Teksa pranon habinë për sjelljen e Napolit, Zakeroni kritikon pa doreza sjelljen e Antonio Kontes pas humbjes së Interit kundër Dortmundit në Ligën e Kampioneve. “Problematikat e një ekipi, cilatdo qofshin ato, nuk zgjidhen nëpër media. Vërtet që Kontes i janë disa dëmtuar disa lojtarë e mbase ai priste të kishte dikë si Vidal apo Xheko, por për përvojën që ka, nuk duhet të harrojë se klubet kanë edhe disa bilance për të respektuar. Tek Interi mund të kishin mbajtur Naingolanin, i cili nuk është një lojtar i mbaruar. Është një luftëtar që mund të hynte shumë në punë dhe te Kaljari po na kënaq me ato që po tregon në fushë”, përfundoi Zakeroni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"