Analiza e Kategorisë së Parë/ Blofe, parakalime dhe përmbysje, Bylis merr “zyrtarisht” arratinë. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2023 | 21:41

Analiza e Kategorisë së Parë/ Blofe, parakalime dhe përmbysje, Bylis merr “zyrtarisht” arratinë. Ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Java e 8-të konfirmoi edhe njëherë se kush komandon në Kategorinë e Parë. Bylis është përfundimisht i pathyeshëm dhe tashmë e sheh veten të shkëputur. Gjithkush gabon, përveç tyre. Përfituan nga blofi i radhës i Elbasanit, kundërshtar që po fillon të ndiejë të ftohtin.

Collage Maker-24-Oct-2023-09-40-PM-7808

Është -6 nga kreu dhe si kur të mos mjaftonte kjo, parakalohet edhe nga Apolonia në tabelë. Fierakët ashtu si pa zhurmë, po vazhdojnë të çudisin dhe janë ata forca e dytë e këtij kampionati. Interesante po bëhet gara edhe në pjesën e poshtme të renditjes.

Aty ky po përpëliten disa skuadra, por fundin askush nuk po ia merr Luzit 2008. Janë si mos më keq dhe zyrtarisht nuk e njohin fitoren pas 720 minutash. Flamurtari likuidoi Elbasanin. Verdheblutë bënë shumë pak për të pretenduar pikë në këtë transfertë dhe u “dogjën” nga gabimet në mbrojtje. Kuqezinjtë bindën në lojë dhe morën çka deshën, falë golave të Indio Oliveirës dhe Aleksandër Dalanajt.

Ndonëse Bobi Klement shënoi një gol, por shumë vonë, vetëm në të 90-ën. Festa i takon e gjitha skuadrës së Emiljano Çelës, që avancon në renditje dhe ka gjithnjë e më shumë shpresë në misionin “Superiore”. Pasi mësoi rezultatin e supersfidës së të shtunës, nuk mund të mos përfitonte Bylisi.

FORMACIONI ME I MIRE

Luanin me Lushnjën që rrezikon shumë, por të vështirë e patën boll. Ishte ai supergol i Marin Abazajt në të 86- ën që i shpëtoi në fakt. Me hap pretendenti po ecën Apolonia e Jeraj Rodriges, që ngjitet e dyta dhe po u tregon rivalëve që nuk duhen miliona në merkato për të bërë futboll dhe pasur rezultate. Tre gola i bën Luzit në transfertë, duke i zhytur edhe më keq në fund. Erald Maksuti dhe Antoni Umejiego çuan shifrat në 0-2 pa kaluar 14 minuta dhe Abjel Bejzade “vulosi” gjithçka.

Nuk duhet anashkaluar as Vora, ndonëse vuajti në FushëKrujë. U duk se do të shkonte drejt barazimit 2-2 si ndeshje, por Fatmir Prengaj ndëshkoi në fund Kastriotin. Me një “shkrepje” u mjaftua Korabi përballë Burrelit. Erjon Dragoj shënoi dhe dibranët morën trepikëshin që u duhej.

FORMACIONI ME I DOBET

Matjanët në anën tjetër komplikojnë pozitat. Plot ritëm e gola ishte përballja e luajtur në Berat, atje ku në fakt vetëm festë nuk pati. Dopietës së Ermir Spahiut të Besës iu përgjigj Luis Fernando i Tomorit me një tjetër dopietë, duke ndanë kështu nga një pikë. Sikur të mos mjaftonte kjo ecuri, beratasve u duhet të gjejnë edhe një trajner të ri, pas dorëheqjes së parevokueshme të Klodian Arbërit. Një vendim që nuk ka lidhje me ecurinë sportive, por me stresit të madh…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"