Analiza e Kapelos për sfidën Juve-Milan: Kush humbet, jashtë… Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 16:59

Analiza e Kapelos për sfidën Juve-Milan: Kush humbet, jashtë… Champions-it

Një ndër personat që mund të bëjë një analizë më shumë se të saktë për duelin e të dielës në “Allianz Stadium” është Fabio Kapelo.

kapelo

Trajneri i cili ka drejtuar dhe ka fituar shumë si me Milanin, por gjithashtu edhe me Juventusin është i bindur se supersfida në Torino do të vendosë se cili prej këtyre dy klubeve do të shkojë në Champions dhe kush do të mbetet jashtë:

“Duke parë kalendarët, por edhe ngjeshjen që ka pësuar renditja jam i sigurt kur them se kush humb të dielën është jashtë Champions-it. Milani dhe Juventusi janë dy skuadrat më në vështirësi për momentin për sa i përket aspektit të lojës. Prandaj një humbje do të ndikonte jo vetëm në renditje, por edhe në aspektin psikologjik.

Dhe fakti që më pas do të mbeteshin vetëm 3 ndeshje në dispozicion, nuk do të kishte kohë për të rikuperuar. Prandaj, të dielën Juvja dhe Milani t’i bëjnë mirë llogaritë me veten”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"