Partizani çaloi në mesfushë, Tirana pa busull në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2021 | 18:37

Partizani çaloi në mesfushë, Tirana pa busull në sulm

Nga ELVIN BEQIRI

elvin-beqiri-konf-25-shkurt

Ishte një derbi ku mbizotëroi më së shumti frika për të mos humbur, por nëse duhet të përcaktojmë “patjetër” se cila skuadër luajti më mirë, atëherë mund të themi se Partizani ishte më lart se Tirana.

I referohem mënyrës se si luajti, numrit të rasteve që krijoi dhe guximit edhe në minutat e fundit për të mos u pajtuar me barazimin.

Por, për fat të keq, të dyja skuadrat kanë një problem madhor te pasimi final, tek ai pasimi i kulluar që quhet dhe që zgjidh edhe një derbi. Kjo më pas prodhoi atë barazim 0-0, që me thënë drejtën nuk e di se kujt i shkon më për shtat, Teutës apo Laçit…?

PROBLEMI I PARTIZANIT

Partizani më pëlqen se si luan dhe se si përpiqet të imponohet, pasi gjithçka duket se ka një filozofi. Problemi është se Partizani kur nuk e zgjidh shpejt ndeshjen, me kalimin e minutave nis të humbë kthjelltësinë. Natyrisht, lodhja në këtë pikë të sezonit bën të vetën, por në derbi pashë që edhe dy mesfushorët Bardhi dhe Murataj nuk arritën për asnjë moment ta bënin diferencën.

Partizani derbi

U mungoi pasimi final, por edhe grinta për të mos e lejuar Tiranën që të dilte aq shpejt në aksionet sulmuese. Kjo e detyroi Partizanin të zgjatej shumë dhe të binte fizikisht më shpejt nga sa mendohej. Ndoshta edhe detyrat që u kishte dhënë Daja kanë qenë më shumë mbrojtëse, por mungesën e protagonizmit të tyre e vuajti shumë sulmi.

PROBLEMI I TIRANËS

Qartazi u përpoq të bënte presing lart, mirëpo sa herë që e rrëmbente topin kishte një mungesë harmonie mes treshes sulmuese: Torasa, Danso dhe Seferi. Mua më pëlqeu Danso, sepse sulmoi hapësirat, dribloi mirë një për një dhe kishte shpejtësi në lëvizje dhe në mendim, por ishte Seferi në hije.

Shehi

Fakti që për asnjë moment nuk e nxorën njëri-tjetrin në pozicione shënuese i lodhi, por edhe i nervozoi, prandaj me kalimin e minutave në pjesën e dytë e humbën kthjelltësinë totalisht. Për të ardhur keq që në rastin e përplasjes mes Giamfit dhe Bardhit në zonë, mesfushori i Tiranës nuk diti të përfitojë, sepse po të rrëzohej me siguri ishte penallti.

SHUMË FRIKË DHE PAK CILËSI

Derbi është shumë i rrezikshëm nëse e humbet dhe prandaj të dyja skuadrat ishin të ngjeshura tej mase në mbrojtje ose siç thuhet në gjuhë të moderuar: të dubluara. Kjo vjen edhe për një arsye tjetër, sepse mbrojtësit janë të limituar në shpejtësi dhe teknikë, ndaj trajnerët bëjnë gjënë më të thjeshtë, duke i “ngjeshur” repartet defensive. I jep më tepër siguri skuadrës në prapavijë, por ama nuk sulmon dot me shumë forca.

Dervu

Pas kësaj del në pah edhe një “defekt” tjetër, që nuk kanë lojtarë që të bëjnë diferencën në goditjet nga larg. Pra, me pak finesë ose me shumë potencë, dikush të “shpikë” diçka nga jashtë zonës, duke qenë se nuk depërton dot brenda saj siç duhet. I vetmi që e bëri këtë ishte Asani, por pa fat, pasi e pengoi shtylla. Pjesa tjetër ishte shumë luftë sportive, por pak qartësi në momentet kyçe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"