Pioli nuk duhet shkarkuar, Milani s’është më një skuadër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2023 | 13:31

Pioli nuk duhet shkarkuar, Milani s’është më një skuadër

Nga ARRIGO SAKI

SAKI

Nuk mendoj se problemet e Milanit do të zgjidheshin me largimin e trajnerit. Pioli ka bërë gjëra të shkëlqyera, por nuk mundi t’i jepte vazhdimësi punës së tij. Por duhet të them gjithashtu se nuk e di nëse ka ndonjë që mund t’i japë vazhdimësi kësaj skuadre. Fundja, ecuria e Milanit e ka një arsye. Ajo është e thjeshtë. Nuk është një skuadër. Ose më mirë: ndonjëherë është dhe pastaj kridhet në errësirë. Nuk ka vazhdimësi dhe është tepër luhatëse në lojë dhe rezultate. Në Salerno nuk kishte një kolektiv, por një grup të shpërndarë nëpër fushë. Secili bënte sipas kokës. Mbrojtja është në vështirësi sepse sulmuesit nuk e ndihmojnë. Ky është problemi i vërtetë. Sidoqoftë, nuk do të rrija duke kërkuar përgjegjësitë e njërit apo tjetrit, për sa kohë të gjitha janë dakord që Milani duhet të ndryshojë drejtim.

Gjatë merkatos, u morën lojtarë pa ditur se cilat ishin pikat e forta dhe të dobëta të tyre. Para se të blihet një futbollist duhet të vlerësohet, të ndiqet, të njihet. Kur mora Rikardin, e monitorova nga afër për pesëmbëdhjetë ditë:stërvitjet dhe zakonet e tij të të ngrënit ishin gjithashtu të shkruara në raportin që më solli bashkëpunëtori im. Lojtarë duhen parë dhe njohur personalisht, por shumë drejtuesit nuk arrijnë ta fusin në kokë këtë koncept sa të thjeshtë aq edhe bazik në planifikimin e merkatos së një klubi me ambicie.

Për mendimin tim në merkato është shkaku më i rëndësishëm në ecurinë e Milanit. Janë blerë vetëm lojtarë të huaj, të cilët nuk vinin nga eksperienca të shkëlqyera dhe për më tepër, duhej të mësoheshin me futbollin italian. Shpesh drejtuesit, duke u fokusuar te statistika dhe çmimi, harrojnë se sa e komplikuar është që një djalë që vjen nga jashtë të përshtatet me gjatësinë e valës së Serisë A? Edhe kampionët e mëdhenj kanë pasur vështirësi. Nëse ndërtohet një ekip krejtësisht i ri, me bazë të huaj, nevojitet durim. Por durimi në futboll, siç e dimë, është një mall i rrallë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"