Analiza/ Bajern me dy fytyra, Dejvis në rënie të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:36

Analiza/ Bajern me dy fytyra, Dejvis në rënie të lirë

Për mënyrën sesi erdhi loja, barazimi mund të marrë nota të kënaqshme te Bajerni, pavarësisht se diskutimi i dy penalltive me pikëpamje të ndryshme lë vend për diskutime, aty ku prekja me të dyja duart nga Gabrieli në rivendosjen e topit pa pasur faull, kaloi në një tjetër nivel gjykimi dhe profesionalizmi.

harry-kane-v-arsenal

Nëse i hedhim një sy analizës së mediave gjermane në lidhje me paraqitjen e kampionëve të Bundesligës, kemi të bëjmë më dy fytyra të ndryshme. Ja tri pikat që u zbardhën nga kampi i bavarezëve kundër Arsenalit.

PJESA E PARË-Gjermanët e nisën më këmbën e gabuar ndeshjen. Presioni asfiksues i grupit të Mikel Artetës i vuri në pozita “nënshtrimi” Kejnin me shokë. Goli i Sakasë u dha më shumë zjarr vendësve, deri te gabimi i Salibës në pasim dhe Gnabri barazoi shifrat. Prej këtij momenti, manovrat e rekordmenëve nga Mynihu morën tjetër qasje.

Koordinimet e sakta dhe sulmet efektive përmbysën rezultatin brenda pjesës së parë. Grupi dëshmoi se është në gjendje të përballojë presionin dhe trysninë, madje ta kthejë në favor rezultatin e ndeshjes, pavarësisht momentit në të cilin vinin para këtij dueli.

RËNIA E ALFONSOS-Dejvis është pikasur nga analistët e futbollit si një ndër nyjat kyçe të manovrave bavareze, por që në takimin me “topçinjtë” ai tregoi nivel tepër të ulët. Pikërisht korsia që mbulonte Dejvis rezultoi “thembra e Akilit” për Bajernin. Nga ai pozicion buroi goli i parë. Pakujdesia e mbrojtësit 23-vjeçar i siguroi hapësirën e nevojshme Sakasë për të shënjestruar kuadratin e Nojerit.

TË FORTË EDHE PA TIFOZË-U hamendësua se mungesa e tifozëve në shkallët e “Emirates Stadium” do t’i demoralizonte të besuarit e Tomas Tuhel. UEFA paraprakisht kishte vendosur që mbështetësit e bavarezëve të ndëshkoheshin me një ndeshje, si pasojë e sjelljes së patolerueshme kundër Lacios në transfertë. Megjithatë, gjermanët treguan dinë t’i përballojnë me sukses edhe situata të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"