Amerika “flet” shqip, Hyka thumbon trajnerin: Nuk është e lehtë të qëndrosh në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2018 | 20:43

Amerika “flet” shqip, Hyka thumbon trajnerin: Nuk është e lehtë të qëndrosh në stol

Nga Amerika (e jo vetëm) ditën e djeshme kanë ardhur gola nga shqiptarët: në sfidën mes San Hoze Ërthkuejks dhe Hjuston Dinamo, e mbyllur në barazim 2-2, golin me vlerë prej një pike e shënoi sulmuesi Jahmir Hyka. Shtatshkurtri i skuadrës vendëse hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 67-të, teksa rezultati ishte 1-2. Pesë minuta përpara fundit, shqiptari realizoi nga jashtë zone i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë.

Hyka2

Pas sfidës, Hyka dha edhe një intervistë të shkurtër për televizionin e klubit: “Normalisht, rikthimi më dha një ndjesi të bukur, kishte kohë që nuk luaja dhe ishte e vështirë të ripërshtaresha. Golat? I shënoj për skuadrën. Festimi? Ishte për Kuibert (shok skuadre), që ndodhej në tribunë. Ia kisha premtuar. Rrjetë në paraqitjen e parë për 2018-ën? Natyrisht, të qëndrosh në stol gjithë kohës, nuk është e lehtë. Por, unë gjithmonë mendoj si profesionist: duhet të punoj e të pres për momentin tim. Falë Zotit sot (dje) pata rastin tim, shënova dhe ndihmova skuadrën”. Pra, një “thumbim” për trajnerin Mikael Stahre. I cili, megjithatë, pas ndeshjes e lavdëroi duke u shprehur: “Hyka është një pjesë e rëndësishme e skuadrës, sot (dje) u paraqit pozitivisht”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"